Hashim Thaçi

Thaçi: Do ta zbatoj vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të zbatojë vendimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës. Sipas Thaçit, ky vendim shpreh qartë se fituesi i zgjedhjeve në këtë rast koalicioni PAN, është mandatari për formimin e Qeverisë. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 është i qartë pa mundësi të interpretimeve politike. Gtuesi e formon Qeverinë”, tha Thaçi në një intervistë për televizionin publik, duke shtuar se Serbia, në kuadër të integrimeve evropiane, do të njoh edhe pavarësinë e Kosovës. Këtë konstatim verbal, Hashim  Thaçi e përsërit në vazhdimësi, prej kohës së shpalljes së Pavarësisë e deri tani, por gjasat për ta njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia po largohen sidomos nga dialogu me krerët e Kosovës  ku ajo po e siguron praninë sa më të fortë e gjithnjë më të sigurt në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …