Brickos

Thaçi: Traumat e luftës dhe gjenocidit, të represionit dhe të diskriminimit të të drejtave, prekin thellë në shoqërinë tonë

Thaçi: Traumat e luftës dhe gjenocidit, të represionit dhe të diskriminimit të të drejtave, prekin thellë në shoqërinë tonë

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë të sot në lansimin e studimit mbi mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë, të organizuar nga OSBE-ja. Ai ka thënë se pas pranimit të raportit ndjenja e parë është ajo e dëshpërimit me pozitën e gruas, me dhunën që ushtrohet kundër gruas, me kërcënimet për mirëqenien dhe sigurinë e tyre në shoqërinë kosovare. Sipas tij, traumat e thella të luftës dhe gjenocidit, të represionit dhe të diskriminimit, të përjashtimit dhe mohimit të të drejtave, prekin thellë në shoqërinë tonë. Ai ka shtuar se po në këtë raport ka gjetur arsye edhe për optimizëm dhe kurajo për të vazhduar me zhvillimin dhe transformimin e shoqërisë kosovare.  Thaçi ka theksuar se kemi ende rrugë për të bërë për të garantuar barazi të plotë gjinore.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …