Komisioni i Posaçëm Hetimor lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të Ilir Metës, pritet të marrë vendim për shkarkim

Komisioni i Posaçëm Hetimor lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të Ilir Metës, pritet të marrë vendim për shkarkim

Komisioni i Posaçëm Hetimor, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga Ilir Meta, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, administroi sot opinionin paraprak dhe opinionit final të ardhur nga Komisioni i Venecias. Po ashtu, në mbledhjen e sotme u shqyrtua edhe informacioni i ardhur nga Presidenca duke respektuar rregullat e përcaktuara, për Informacionin e klasifikuar si “Sekret Shtetëror”. Kreu i Komisionit, Ulsi Manja u shpreh se, “kam në dorë informacionin e klasifikuar sekret dhe anëtarët që kanë certifikatën e sigurisë kanë të drejtë të njihen me informacionin”. Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli kërkoi që të merret një vendim duke qenë se të gjitha informacionet për veprimet e Metës janë mbi tryezë. Mbledhja pas prezantimit të rendit të ditës, ka vijuar pa praninë e mediave për shkak të përmbajtjeve sekrete që do të shqyrtohen.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …