Thaçi uron Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO

Edhe zëvendëskryeministri,
Hashim Thaçi ka uruar Malin e Zi për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.
Sipas tij, ky anëtarësim forcon sigurinë e tërë Ballkanit, pasi që Kosova tashmë
kufizohet me dy shtete të NATO-s. “
Urime Malit të Zi për ftesën e bërë për anëtarësim në
NATO. Ky është një zhvillim që forcon sigurinë e tërë Ballkanit, përfshi
Kosovës. Kosova tashmë kufizohet me dy shtete të NATO-s ndërsa shumë shpejt
edhe Kosova do të fillon rrugëtimin formal në integrimet Euro-Atlantike. Rrugë
tjetër dhe opsion tjetër nuk kemi pos boshtit Ëashington dhe Bruksel”, thuhet në
shkrimin e zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi të afishuar në profilin e tij në
Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …