Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Vdekja e akademik, Zef Mirditës, humbje e madhe për të gjithë ne

Kryetari i ri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se vdekja e akademik, Zef Mirditës, është humbje e madhe për të gjithë. Përmes një postimi të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai e ka cilësuar profesor Mirditën si njeri të përkushtuar ndaj të vërtetave historike. “Me dhembje e mora lajmin për vdekjen e pedagogut dhe studiuesit të shquar të historiografisë shqiptare, profesorit tim, Zef Mirdita. Me gjurmimet e tij shkencore, profesori Mirdita ndriçoi të kaluarën e popullit shqiptar, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme për brezat e ardhshëm. Si njeri i përkushtuar ndaj të vërtetave historike, ai ishte frymëzim edhe për mua dhe shumë gjenerata të studentëve. Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, shkencën dhe për të gjithë ne”, përfundon shkrimi i Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …