Të gjithë kandidatët e propozuar për ministra nga radhët e BDI-së janë votuar në Kuvendin e Maqedonisë

Të gjithë kandidatët e propozuar për ministra nga radhët e BDI-së janë votuar në Kuvendin e Maqedonisë

Kandidatët e propozuar për ministra nga radhët e BDI-së janë votuar në seancën e sotme të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.  Pasi që ata do të japin betimin solemn do të votohet edhe për zëvendës ministrat. Edhe pse kryeministri teknik, Emil Dimitriev paraprakisht refuzoi dy propozime të BDI-së për ministra dhe zëvendësministra, më në fund i ftoi të gjithë deputetët që të votojnë, pasi që sipas tij “vetëm po i plotësojnë vendet e lëna bosh të ministrave që kanë dhënë dorëheqje”. “Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për Qeveri për zbatimin e zgjedhjeve që është kontraktuar me partitë politike që ka mandat të kufizuar dhe duke e pasur parasysh kohën e shkurtër, vlerësoj se është korrekte që të pranohet propozimi për anëtarët e ri të Qeverisë. Pres që këto persona të janë të përkushtuar në pajtueshmëri me Kushtetutën”, deklaroi Dimitriev.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …