leoni

Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Thaçi: Vizat hiqen kur subjektet politike i lënë inatet dhe flasin mirë për vendin, në takime me zyrtarë të BE-së

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi gjatë në një emision televiziv ka deklaruar se vizat për Kosovën do të hiqen në momentin kur subjektet politike i lënë anash inatet dhe fillojnë të flasin mirë për Kosovën, në takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian. Sipas tij tregimi i sondazheve të bëra me të rinj kosovarë që synojnë shkuarjen në vendit e Bashkimit Evropian, i tmerrojnë zyrtarët e këtij institucioni. “Vizat hiqen për Kosovën kur na flasim mirë për vendin tonë në takime të mbyllura me zyrtarë të Bashkimit Evropian e jo të u themi që sipas sondazheve qytetarët 80% thonë që kur të hiqen vizat do të shkojmë në Bashkimin Evropian. Kjo i tmerron ata. Kur të lihen inatet politike e të flitet mirë për vendin edhe hiqen vizat. Kriteret janë plotësuar”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …