The Guardian: Pabarazia e vaksinave- në vendet e pasura skadojnë, në vendet e varfra njerëzit po vdesin nga mungesa e tyre

Gazeta autoritative e Britanisë së Madhe, The Guardian ka publikuar një artikull kritik ndaj botës perëndimore gjatë kohës së pandemisë. Në këtë artikull thuhet se pandemia ka vënë në pah pabarazinë e madhe në mes vendeve të pasura dhe të varfra sa i përket trajtimit të njerëzve me vaksina. Në artikull shkruan se përderisa në vendet e pasura vaksinave anti kovid ju kalon afati i përdorimit dhe kështu bëhen të papërdorshme, në vendet e varfra njerëzit po vdesin nga mungesa e tyre. Dyuke iu referuar gjendjes së pandemisë në Afrikë, gazeta “The Guardian: njofton se në mungesë të vaksinimit masiv, Covid jo vetëm që po përhapet i pafrenuar në mesin e njerëzve të pambrojtur, por po ndryshon, me variante të reja që dalin nga vendet më të varfra dhe tani kërcënojnë të shpërndahen edhe te njerëzit plotësisht të vaksinuar në vendet më të pasura të botës. “Në qershor, Boris Johnson premtoi se ai dhe vendet e G7 do të përdorin vaksinat e tyre të tepërta për të imunizuar të gjithë botën. Në shtator, në një samit të kryesuar nga Presidenti Biden, u caktua një objektiv që deri në dhjetor të vaksinohet 40% e popullsisë për 92 vendet më të varfra. Dy muaj e gjysmë më vonë, ka pak mundësi që ky objektiv të arrihet në të paktën 82 prej tyre. Deri të enjten, SHBA, e cila është përgjegjëse për gjysmën e vaksinave të dhuruara, ka dorëzuar vetëm 25% të vaksinave që kishte premtuar. Bashkimi Evropian ka dorëzuar vetëm 19% të dozave të premtuara, Mbretëria e Bashkuar vetëm 11% dhe Kanadaja vetëm 5%. Ajo që po ndodh është e tmerrshme, vaksinat po shkatërrohen, ndërsa jetë njerëzish po humbasin nga mungesa e tyre. Sipas Covax, rreth 100 milionë vaksina të vendeve perëndimore skadojnë dhjetor dhe mund të shkojnë dëm” shkruan në mes tjerash “The Guardian”.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …