Brickos

The Guardian: Putin ka thënë se operacioni ushtarak do të ndalet nëse Ukraina i plotëson të gjitha kërkesat e Rusisë

Duke iu referuar bisedave mes presidentit të Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe atij të Rusisë, Vlladimir Putin për luftimet në Ukrainë, gazeta autoritative angleze “The Guardian” njofton se ky i fundit ka deklaruar se operacioni ushtarak do të ndalet nëse Ukraina i plotëson të gjitha kërkesat e Kremlinit. Kjo gazetë njofton gjithashtu se gjatë bisedës telefonike, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin i ka thënë presidentit të Turqisë, Rexhep taip Erdogan që negociatorët e Ukrainës duhet të jenë më “konstruktiv” në bisedimet me Moskën dhe ta marrin parasysh realitetin në terren. “Shpresohet që gjatë rundit të ardhshëm të planifikuar të negociatave, përfaqësuesit e Ukrainës do të tregojnë një qasje më konstruktive, duke marrë plotësisht parasysh realitetet në zhvillim” shkruan gazeta “The Gardian” të ketë thënë presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …