Albin Kurti

The New York Times: Koronavirusi ndihmon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një presion nga Amerika

Gazeta amerikane, “The New York Times”, ka shkruar një shkrim pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës u rrëzua me votë mosbesimi të mërkurën mbrëma, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve rreth reagimit ndaj pandemisë. Kritikët thonë se edhe diplomacia amerikane pati rol. Administrata e kryeministrit Albin Kurti ra pasi partneri i tij kryesor i koalicionit u bë bashkë me partitë opozitare për një mocion mosbesimi kundër qeverisë, duke e rrëzuar Kurtin me 82 vota për dhe 32 kundër.

Kurti vazhdon të mbetet kryeministër në detyrë deri në formimin e një qeverie të re. Por rrëzimi i qeverisë së tij e lë Kosovën pa lidership të fuqishëm, në një kohë kur shumica e qeverive tjera nacionale po kërkojnë të ushtrojnë pushtetin e tyre për të luftuar pandeminë. Votimi u mirëprit nga SHBA-ja, diplomatët e së cilës i kanë bërë presion të madh Kurtit që kur qeveria e tij u zotua muajin e kaluar për shkak të kundërshtimit të tij për aspektet e një marrëveshje paqeje amerikane në rajon. Por ky veprim u dënua nga Franca dhe Gjermania, të cilat lëshuan një komunikatë të përbashkët duke kritikuar pakujdesinë e rrëzimit të një qeverie gjatë pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Dugolli: Gjykata Speciale me ka njoftuar se do ta shqyrtojë kërkesën time për hetim të masakrës së Dubravës

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, nuk mori pjesë në seancën e ftuar nga opozita ku u diskutua për FSK-në

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, nuk mori pjesë në seancën e ftuar nga opozita ku  u …