Thomas Byrne: Çdo marrëveshje e paqes kërkon kompromise për të gjitha anët

Thomas Byrne: Çdo marrëveshje e paqes kërkon kompromise për të gjitha anët

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne në një konferencë të përbashkët për media me zëvendës-kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen, ka thënë se nga ky proces pati zhvillime pozitive së fundmi. Ai ka shtuar se dialogu “është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur diferencat apo dallimet dhe për ta avancuar perspektivën evropiane të Kosovës”. Thomas Byrne ka përmendur edhe rrugën e vështirë të pajtimit që Republika e Irlandës e pati me Irlandën Veriore. Ne në Irlandë e dimë që mund të jetë një rrugë e vështirë për pajtimin. Kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqes ka kompromise për të gjitha anët. Kjo ishte edhe në marrëveshjen që e kemi pasur me Irlandën Veriore. Kemi pasur disa çështje edhe me Kushtetutën e Irlandës Veriore dhe kemi hequr dorë nga disa çështje”, ka thënë Byrne.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …