Thomas Countryman thotë se ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21

Thomas Countryman thotë se ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21

Ideja e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje e shekullit 21, thotë ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman. Sipas tij, arritja e një marrëveshje midis dyja vendeve duhet të merret nga liderët dhe qeveritë përkatëse dhe se ky nuk është një vendim ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara kanë veto. Ai thotë se Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë drejt reformave dhe vendosjes së sundimit të ligjit gjë që do të ju mundësonte të dyja vendeve të lëvizin drejt Bashkimit Evropian. Countryman thekson se e ardhmja e Kosovës është absolutisht brenda Bashkimit Evropian, ndonëse vetë BE është institucion “frustrues” dhe për këtë mund t’i pyesni 52 për qind të votuesve britanikë (që votuan pro daljes së Britanisë nga BE-ja), është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …