Thomas Schieb: Presim që dialogu të vazhdojë dhe të punohet në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e problemit

Mediet serbe kanë cituar ambasadorin gjerman në Serbi, Thomas Schieb të ketë thënë se qëndrimi i Berlinit për dialogun Kosovë-Serbi s’ka ndryshuar dhe se në fund të procesit është e nevojshme njohja reciproke mes dy shteteve. “Për momentin, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i ngadalshëm, por është e rëndësishme për ne që në një të ardhme të parashikueshme të arrijmë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, pasi kjo do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE për të dy vendet” është cituar të ketë thënë ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb. Ai ka deklaruar më tutje se për momentin po mungon vullneti politik për të bërë progres më të shpejtë dhe për të arritur disa rezultate, derisa thekson se së fundmi është bërë progres në bashkëpunimin energjetik, edhe pse mbetet të shihet se si do të realizohet një marrëveshje e tillë. “Presim që dialogu të vazhdojë dhe të punohet në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e problemit” është cituar të ketë deklaruar ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …