VV: Shqiptarët të kenë 1 kombëtare dhe 1 ligë të përbashkët

Tifozat Kuqezi: Tani është koha që futbolli shqiptar të bashkohet

Tifozat kuqezi kanë uruar pranimin e Kosovës në UEFA, ndërsa kanë vlerësuar se tani është koha që futbolli shqiptar të bëhet një i vetëm. Sipas mbështetësve të kombëtares kuqezi, tani nuk ka asnjë pengesë për bashkimin e ligave të Kosovës dhe Shqipërisë. “Urime shqiptarë! I gëzohemi dhe përshëndesim vendimin e fundit të UEFA-s për pranimin me të drejta të plota të Federatës së Futbollit të Kosovës. Tashmë s’ka asnjë pengesë që na ndal drejt qëllimit final, bashkimi i ligave të Kosovës e Shqipërisë dhe forcimi i mëtejmë i një Kombëtareje të përbashkët. 1 Komb 1 Kombëtare 1 Ligë Shqiptare!”, thuhet në njoftimin e tifozave kuqezi.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Institucionet e Kosovës kanë dështuar t’i mbështesin krerët e UÇK-së në Hagë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar institucionet e Kosovës …