PHILADELPHIA, PA - JULY 29: Democratic vice presidential nominee U.S. Sen. Tim Kaine (D-VA) looks on during a campaign rally with democratic presidential nominee former Secretary of State Hillary Clinton at Temple University on July 29, 2016 in Philadelphia, Pennsylvania. A day after accepting the democratic presidential and vice presidential nominations at the Democratic National Convention, Hillary Clinton and Tim Kaine are kicking off a three-day bus tour through Pennsylvania and Ohio. (Photo by Justin Sullivan/Getty Images)

Tim Kaine dhe Barbara Lee të shqetësuar me vendimin e kryetarit Joe Biden për ta furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan furnizimin e Ukrainës me bombave thërrmuese, armë të ndaluara nga mbi 100 vende, si pjesë e një pakete të re ndihme ushtarake me vlerë 800 milionë dollarë, që në total, e çon në më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmën ushtarake amerikanë për Kievin, që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Ky vendim i Uashingtonit zyrtar nuk është mirëpritur nga disa senatorë demokratë. Senatori demokrat Tim Kaine dhe ligjvënësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Barbara Li ngritën këtë të diel shqetësime lidhur me vendimin e administratës së Presidentit Joe Biden për ta furnizuar Ukrainën me bomba thërrmuese në luftën e saj kundër agresionit rus.  Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres kanë ngritur pikëpyetje mbi vendimin e Uashingtonit. Senatori Kaine tha se ishte shqetësues vendimi i Shteteve të Bashkuara për të dërguar bomba thërrmuese në Ukrainë sepse kjo mund të nxisë edhe vende të tjera që të shmangin konventën ndërkombëtare që i ndalon këto municione. Vendimi mund t’i japë dritën jeshile vendeve të tjera që të mos e respektojnë konventën”, tha ai për rrjetin Fox News, duke shtuar se e vlerëson faktin që administrata e Presidentit Biden i ka marrë parasysh rreziqet. Më shumë se 100 vende janë bërë pjesë e një konvente që ndalon përdorimin e bombave thërrmuese.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …