Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, PDK-ja nuk do të votojë asnjë ligj, madje as ato për marrëveshjet ndërkombëtare

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e ku shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si subjekt politik nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare. As një ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga SHBA dhe BE. Ky parlament, kjo qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Në mungesë të kourumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …