T’iu njihet statusi i invalidit edhe të plagosurve të demonstratave për liri!

T’iu njihet statusi i invalidit edhe të plagosurve të demonstratave për liri!

Këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-ës, Aziz Bici, priti  në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës një delegacion prej tre anëtarësh të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK), të para luftës çlirimtare. Këshilltari Aziz Bici u njoftua nga kryetari i ShFHDK-ës, Naim Zhitia, me historikun e dëshmorëve dhe të plagosurve gjatë periudhës së paraluftës në Kosovë, gjatë demonstratave të atëhershme kundër ish-Jugosllavisë dhe në përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Delegacioni në fjalë e falënderoi këshilltarin Bici për pritjen dhe mirëkuptimin ndaj kërkesave të tyre. U ra dakord që Ligji aktual të plotësohet dhe të ndryshohet me një paragraf të ri, në mënyrë që edhe të plagosurve të paraluftës çlirimtare në Kosovë t’iu njihet statusi i invalidit. Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Aziz Bici, potencoi se kontributi i dëshmorëve dhe të plagosurve të luftës meriton respektin dhe mirënjohjen e thellë të të gjithëve, ngase rënia e dëshmorëve dhe plagosja e demonstruesve tjerë ka qenë një sinjal dhe inspirim edhe për gjeneratat tjera për të vazhduar edhe më me ngulm luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës, siç ndodhi me luftën e UÇK-së. (b.k.)

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri hamza

Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …