Tomas Petriqek thotë se çnjohja e pavarësisë së Kosovës është vendim i papërshtatshëm për Çekinë

Në mbledhjen koordinuese të akterëve të Politikës së Jashtme të Çekisë, është marrë vendim që qëndrimi karshi Kosovës mos të ndryshojë. Tomas Petriqek, ministër i Jashtëm i Çekisë, para gazetarëve tha se çnjohja e Kosovës është vendim i papërshtatshëm për shtetin e tij. “Ne u pajtuam se çështja e çnjohjes është e papërshtatshme. Situata nuk ka ndryshuar në asnjë formë dhe nuk ka ndryshuar as pozicioni i Çekisë”, ka thënë ai. Nga ana tjetër, një komunikatë e ministrisë së Jashtme Çeke sqaron se “megjithatë mungesën e diplomatëve mes dy shteteve, kjo nuk nënkupton mos-avancimin e raporteve bilaterale mes Kosovës e Çekisë”. Mbledhja e Qeverisë së Çekisë, me theks të veçantë akterëve të politikës së Jashtme ishte thirrur pas deklaratave të presidentit çek, Milos Zeman në Beograd se Praga duhet ta tërheq njohjen e shtetit të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur sot, morën pjesë shumica e ministrave të Qeverisë çeke.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …