Tomë Gashi: Lulzim Basha nuk ka qenë i vetmi që ka punuar për UNMIK-un, por kishte edhe të tjerë

Tomë Gashi: Në mbrojte të vlerave Kombëtare, në mbrojtje të UÇK-së, kundër shpifësit Dick Marty & CO

Kriminelet ndërkombëtarë të etur për eshtrat e shqiptarëve!

Dick Marty tentoi të zhvarros të vdekurit e fshatit Gurrë të Shqipërisë.Jose Pablo Baraybar përveç krimit ndaj familjes Katuçi në Shqipëri, në Kosove pas luftës i vodhi 400 eshtra të shqiptarëve të vrarë.

Shqipëria nuk e mbrojti dinjitetin kombëtar duke e lënë në duar të Dick Martyt, Jose Pablo Baraybar dhe Carla Del Pontes, familjen Katuçi.

Kosova nuk beri asgjë që ti demantoj pretendimet e sëmura të Dick Martyt, të Jose Pablo Baryabar, të Carla Del Pontes, të cilët punonin kundër shqiptarëve nën ndikime të Serbisë dhe të Rusisë e që këto krime të tyre na e sollën edhe Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.

Edhe pse gjatë kontrollit të jashtëligjshëm pa asnjë vendim, pa asnjë urdhëresë, familja Katuçi u dëbua nga shtëpia e tyre, nga këta ndërkombëtarë që donin ti njollosnin gjithsesi shqiptarët dhe posaçërisht pjesëtarët e UÇK-së, kjo nuk u lejua. Për Jose Pablo Baraybar dihet se në Kosove pas luftës i vodhi 400 eshtra të shqipatarëve të vrarë nga Serbia dhe bëri hulumtim privat duke i mashtruar ata që punonin me të se kinse po siguron prova për të dokumentuar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Dick Marty me ekipin e tij deshi t’i zhvarros eshtrat e të vdekurve të fshatit Gurre por kjo nuk u lejua nga banorët e fshatit! “Gjatë kontrollit që është bërë, kanë deshtë t’i zhvarrosin eshtrat e të vdekurve të fshatit nga varrezat, por ne dhe banorët e tjerë të fshatit nuk i lejuam.

E kemi parë Dick Martyn, kemi debatuar dhe përkthyesi e ulte kokën në makinë që mos të shihej.

Na kapnin për krahu e na thonin se do t’ju qojmë në burg se kemi blloku rrugën. U futen me forcë dhe shkatërruan shtëpinë. Na kanë nxjerrë në ftohtë, ishte date 4 shkurti dhe na mbajtën jashtë shtëpisë për 10 orë. Nuk na dhanë asnjë vërtetim për bastisje e asnjë raport të Dick Martyt apo prokurorit, Clint Williamson.”

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …