leoni

Tomislav Marković

Tomislav Markoviç: Kosova ime private, e rrëmbyer…

Secili serb sipas rastit, pastaj mediet, politikanët, analistët, poetët, intelektualët, kalimtarë dhe kujdestarë të tjerë,  flasin për Kosovën tonë. Ne jemi të zhytur plotësisht nga shqetësimi publik në lidhje me “krahinën jugore serbe”, “zemrën e Serbisë”, “djepin e serbizmit”. Është e pamundur të hapet një gazetë, portal në internet, ose në televizione ku ju  nuk mund do të gjeni të paktën disa pjesë të epikës kombëtare si njëlloj “Kosoviade”.

Dialogu i brendshëm për  Kosovën ka përfshirë  shtresat e gjerë të shoqërisë. Kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuciq në mënyrë dramatike shpalli se: “planin e zgjidhjes  për Kosovën, të cilin  do të deklarojë në fund të prillit.  Patriarku Irinej nga vendi i paqes thotë: “Askush nuk mund ta japë pëlqimin për tjetërsimin e Kosovës”, grupe të ndryshme nacionaliste nuk e japin Kosovën, madje as me çmim të  1000 jetëve, të  tjerëve, sigurisht, jo të vetat, dhe pastaj vajtimet mbi Jeremidën e  “rrëmbyer”. Kosova që do të jetë “fjala më e shtrenjtë serbe”, por  me lehtësi mund t’ i bjerë vlera për shkak të inflacionit. Për fat të mirë, Kosova nuk është një qenie e gjallë, se  deri tani do të vdiste nga belbëzimi.

Në tregimet e fuqishme për Kosovën, ka gjithçka, por jo vetë Kosova. Tregimet politike serbe të Kosovës duken si një lloj i territorit mitik, e cila do të qetësonte shpirtin po të mund të gjendej, në Jupiter, sepse çdo gjë nga mijëra e mijëra deklarata politike dhe artikuj shkrimi mund ë gjeni shkarravina si: Kosova është e Serbisë dhe serbe do të mbetet”, ose” Ne nuk i japim Kosovën “. Kosova, si edhe disa terma të ngjashme – të mitit të Kosovës, të Dhiatës së Kosovës, të mendimit për Kosovën,  janë zbrazur tërësisht nga të gjitha kuptimet  dhe janë shndërruar në një abstraksion të zhveshur. Krejt sikur dikur  ka shkruar Nadezhda Mandelstaim: “Ne jemi duke jetuar në fushën e të vdekurve, këto janë fjalë boshe me të cilat i kanë dehur  njerëzit. Ajo që është  dominuese në rrëfimet politike dhe që na ofrohet si një foto e Kosovës nuk ka të bëjë me realitetin, por kjo është mania më e zakonshme nacionaliste, e cila shërben si një mbulesë për të penguar  pamjen e vërtetë të Kosovës.  (Pjesë nga analiza  “Kosova ime private, e rrëbyer”, botuar në Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …