Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Trump sot për herë të parë do t’i drejtohet Kongresit

Kryetari amerikan, Donald Trump sot për herë të parë do t’i drejtohet Kongresit, ndërsa një nga temat do të jetë edhe kërkesa për rritje të konsiderueshme nga pothuajse nëntë për qind të buxhetit ushtarak të Amerikës. Ai do të propozojë rritje nga 54 miliardë dollarë për ushtrinë amerikane, furnizim të aeroplanëve, anijeve, gjuetarëve të rinj, me ulje të programeve jo ushtarake dhe ndarje të punës të agjencive federale. Rritja e buxhetit ushtarak ka për qëllim të dërgojë mesazh deri te bota se Amerika është “e fuqishme, e sigurt dhe e vendosur”. Drejtori për buxhet i Shtëpisë së Bardhë, Mik Malvoni, deklaroi se ndarja më e madhe për Pentagonin do ta rrisë buxhetin ushtarak në 603 miliardë dollarë rekorde edhe atë duke mos i llogaritur miliardë dollarët për operacione ushtarake jashtë vendit. Ndërsa, pritet që Ministria e Mbrojtjes, me kërkesë të Trampit, deri te Shtëpia e Bardhë do ta dërgojë planin preliminar për luftë kundër Shtetit Islamik.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …