Tre personat pozitiv me COVID-19 në komunën e Malishevës, janë persona kontakti

Janë regjistruar edhe tre persona të prekur me COVID-19 në Komunën e Malishevës, të cilët janë persona kontakti. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP). Bazuar në këto të dhëna, numri i të prekurve me COVID-19 në Komunën e Malishevës, arrin në 76 të prekur. Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ti respektojnë masat mbrojtëse dhe udhëzimet e IKSHP-së. “Tri rastet e reja janë raste kontakti, por pavarësisht kësaj, ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm edhe më tutje, ti respektojnë udhëzimet për masat mbrojtëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të përhapjes së virusit korona”, ka thënë Berisha.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

76 të prekur

57 të shëruar

1 me fatalitet

Në shërim e sipër janë edhe 18 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …