Treshja pushtetare, qeveritare: Kurti, Konjufca, Osmani, nuk garantojnë mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Treshja pushtetare, qeveritare: Kurti, Konjufca, Osmani, nuk garantojnë mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Treshja pushtetare e qeveritare: Kurti, Konjufca, Osmani, nuk garantojnë mbrojtjen në liri të Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

Gjatë dy ditëve të fundit është bërë me dije një lajm sensacional lidhur me kërkesën për mbrojtje në liri të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët Gjykata Speciale në Hagë, i akuzon për krime lufte.

Sipas gjyqtarit,  Kaki Ambos, të akuzuarit e Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi  nëse  e marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm dhe të mbrohen në liri. Në vendimin që mori paneli gjyqësor  lidhur me kërkesën për lirim të përkohshëm të Thaçit, saktësisht në faqen 49 dhe 50, gjyqtari Kai Ambos jep versionin e tij se si në fakt Thaçi dhe të tjerët mund të mbrohen në liri. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit, me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhet në vendim.

Ndërkohë ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Frontin e Kosharës, Hisen Berisha, sipas një burimi të tij, ka bërë të ditur për mediet  se kryetari i  Kroacisë, Zoran Millanoviq është ofruar të jetë shtet garant për Gjykatën Speciale, me qëllim për t’ ua mundësuar  mbrojtjen në liri  katër krerëve të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Hisen Berisha ka kritikuar institucionet e Kosovës, të cilat  nuk patën kurajo për të garantuar mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së. Ai, me të drejtë këtë e konsideron një turp për kryetaren, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca. ”Eshtë për turp… kjo  çfarë ka ndodhur, sepse rëndon dhe e turpëron, nivelin e presidentes, kryeministrit edhe të kryeparlamentarit, edhe ministrave tjerë. Sepse janë të pabesueshëm për atë institucion juridik që vetë e kemi krijuar, që sot të garantojnë mbrojtjen në liri të personaliteteve të tyre, që nuk janë me peshë të vogël për Kosovën dhe për historinë” – ka thënë Berisha. Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim.

Po kështu, ka supozime se garancinë për mbrojtje në liri të katër krerëve të UÇK-së mund ta ofrojë edhe Shqipëria, kryetari  dhe kryeministri i saj.

Por ajo që është edhe më mallkuese dhe më e papërballueshme për moralin, etikën dhe dinjitetin e institucioneve është fakti se treshja qeveritare e pushtetare  e Kosovës, Kurti, Konjufca e Osmani, kanë bërë veshët e shurdhër dhe nuk kanë ofruar garanci, sepse konsiderojnë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e të tjerë janë,  “Një ndërmarrje kriminale”, njëjtë sikur pretendon Prokuroria e Gjykatës Speciale. Urrejtja që ka kjo treshe trutharësh politikë, sidomos për Hashim Thaçin, është aq e thellë, aq bizare e djallëzore dhe aq e panjerëzishme, sa ata janë në gjendje ta vënë në pikëpyetje edhe vetë Shtetin e Kosovës dhe të mos lejojnë që Hashim Thaçi e të tjerët të mbrohen në liri, sikur është në praktikën e shumë gjykatave.

Kjo urrejtje morbide është krejtësisht e orientuar kundër kombit, luftës së UÇK-së, gjakut të derdhur për liri dhe çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe, por jo edhe nga barbarët e saj politikë, të cilët kundërshtarin politik e konsiderojnë më armik se vetë regjimin serb të Millosheviqit.

Është paksa e panatyrshme edhe për familjarët e dëshmorëve kur kjo treshe shkon dhe  i viziton bashkëluftëtarët dëshmorë të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, sikur është heroi, Ilaz Kodra e shumë të tjerë. Nuk di si ndihen ata, kur e dinë fare mirë se ashtu sikur kanë rënë më të dashurit e tyre, në altarin e lirisë,  ashtu kanë mundur të bien edhe këta katër e të gjithë të tjerët që kanë mbetur në mesin e të gjallëve dhe që me krejt qenien e tyre  që kanë marrë pjesë në çlirimin e Kosovës nga barbaria serbe.

Morali i luftës duhet të ruhet me moral kombi e jo “moral politike”, sepse politika i ka të gjitha por jo edhe moralin, jo sidomos kjo e sotmja, që gëzon frytet e fitores, të çlirimit e të pavarësisë,  pa e shkrepur as një plumb kundër Serbisë, por themi konkretisht për këtë  treshen A-K-V jo për anëtarësinë apo ndonjë luftëtar lirie që ka mbetur në radhët e kësaj nomenklature. Kjo treshe e shumëfish treshe të tjera si kjo nuk  ia ka dhënë as një copë buke një luftëtari të lirisë, por kanë  ikur nga Kosova, pikërisht në kohën kur ajo  digjej flakë nga sodoma, Serbi.

Kjo treshe mujsharësh politikë, arrogante e prepotente, që nuk ka dhënë as edhe një ditë të vetme kontribut në luftën e UÇK-së, kjo treshe, që krejt veprimtaria e tyre në shërbim të kombit dhe lirisë nuk ka meritë  më shumë se një  ditë lufte, e cilitdo luftëtar të lirisë, kjo treshe mashtruesish  që ka ardhur në pushtet me premtimin numër një se me Serbinë nuk do të ketë kurrë negociata, por vetëm Vetëvendosje, dhe tani që ka arritur në majat e pushtetit, e pranon jo vetëm dialogun por edhe kompromisin si kusht për fillimin e bisedimeve, madje do të pranojë dhe do të nënshkruajë krejt ato që i ofrohen në tavolinën e bisedimeve, vetëm për të qëndruar në pushtet, për t’ u pasuruar sikur janë pasuruar të tjerët, dhe në fund të thonë atë fjalën e shëmtuar të mujsharëve politikë, “Populli im, kafsha ime e zgjebosur…”

Dikush me të vërtetë ka qenë është dhe do të mbetet përgjithmonë politikisht i zgjebosur. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …