Tri pompa të shitjes së naftës e benzolit janë hapur në veri të Kosovës nga kompania serbe “Nish Petrol”

Tri pompa të shitjes së naftës e benzolit janë hapur në veri të Kosovës nga kompania serbe “Nish Petrol”

Tri pompa të shitjes së naftës e benzolit  janë hapur në veri të Kosovës nga kompania serbe “Nish Petrol”. Për mbylljen e tyre Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian, pasi që një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Qeveria e Kosovës ka kërkuar përkrahje nga Bashkim Evropian (BE) për t’i mbyllur tri pika të shitjes së derivateve në veri të Kosovës, të cilat janë pronë e kompanisë serbe “Nis Petrol” dhe kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve është nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër e Qeverisë së Serbisë. Kompania në fjalë ka bërë gati për punë një pikë të shitjes në komunën veriore të Mitrovicës, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Por, përveç këtyre në këto komuna të banuara me serbë operojnë edhe pompa të tjera ilegale të derivateve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …