TRT: Shqiptarët, mbështetësit më të mëdhenj të Erdoganit në Ballkan

TRT: Shqiptarët, mbështetësit më të mëdhenj të Erdoganit në Ballkan

Sipas raportimeve të televizionit shtetëror dhe televizionit TRT, vendet e Ballkanit janë  përfshirë në një sërë organizimesh në mbështetje të kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas puçit të dështuar ushtarak për të rrëzuar nga pushteti fituesin e tri palë zgjedhjeve të fundit  në Turqi. Nga të  gjitha kombet në Ballkan, shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të mbështetësve të Erdoganit. Reagimet në Ballkan pas puçit të dështuar, i cili ishte  organizuar nga disa gjeneralë që sipas pushtetit të Erdoganit kanë qenë struktura paralele në ushtrinë si pjesë e organizatës FETO/PDY natën e 15 korrikut, kanë ardhur nga vendbanimet shqiptare në Ballkan.

Në Serbi qyteti me më së shumti përkrahës sipas TRT-së është Presheva, një qytet i banuar me shumicë banorësh shqiptar. “Në regjionin e Preshevës, në jug të Serbisë, ku shqiptarët përbëjnë shumicën, ka pasur demonstrata kundër puçit të FETO-s. Demonstruesit dëshmuan se asnjë fuqi nuk mund ta shtyp vullnetin e popullit”, raporton TRT. Vendi i dytë që përmendet si qyteti me më së shumti përkrahës të Erdoganit është Shkupi. Mijëra qytetarë janë tubuar në Shkup për t’i dhënë mbështetje qeverisë së Turqisë dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë tubim të organizuar nga asociacioni i shoqatave turke në Maqedoni, MATUSITEB, po marrin pjesë edhe shumë organizata joqeveritare nga Shkupi, si, SH.K “Vizioni-M”, SH.K.H “Merhamet”, SH.E “Parimi kulturor” dhe shumë të tjera, njofton medium nga Maqedonia, Shenja. Shumica e demonstruesve kanë qenë shqiptar. Ashtu sikurse marshi i 16 korrikut në Prizren ku qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Prizrenit për të festuar dështimin e puçit ushtarak ndaj Erdoganit. Përderisa në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi nuk ka pasur tubime të tilla, këto vende janë përballur me kërkesa të ndryshme nga shteti turk. Në Bosnjë madje ambasadori turk ka kërkuar që të mbyllen shkollat të cilat financohen nga Lëvizja Gulen.

I vetmi vend në Ballkan me popullsi shumicë jo shqiptare, që ka protestuar kundër puçit, dhe pro Erdoganit, është Kërçova, në jug të Maqedonisë, ku u dënua tentimi i lëvizjes Gulen për marrje të pushtetit. Ky qytet është i banuar me mbi 50 për qind maqedonas dhe 28 për qind shqiptar. Por TRT në këtë raportim e ka futur edhe një tubim përkrahës për Erdoganin që është mbajtur në Afrikë të Jugut.  Atu disa organizata jo-qeveritare kanë reaguar publikisht duke dënuar tentim puçin në Turqi. Turqia është një prej investitorëve më të mëdhenj ekonomik në Ballkan, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri. Kompani të mëdha turke kanë blerë ose marrë me koncesion kompanitë kryesore shtetërore sikurse në fushën e energjetikës, pastaj atë të ndërtimit dhe në fushën e aviacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …