Brickos

Trump dhe Putin janë takuar për herë të parë në Samitin e Grupit 20, në Hamburg të Gjermanisë

Trump dhe Putin janë takuar për herë të parë në Samitin e Grupit 20, në Hamburg të Gjermanisë

Kryetari amerikan, Donald Trump dhe kryetari i Rusisë, Vladimir Putin janë takuar për herë të parë në takimin e Grupit 20,  në Hamburg të Gjermanisë. Ata kanë në plan të bisedojnë kokë më kokë gjatë qëndrimit në Gjermani për takimet dy ditësh.  Para se të shkonte në takim, kryetari Trump kishte shkruar se po pret të takojë presidentin rus, Vladimir Putin. Ky do të jetë takimi i parë kokë më kokë i dy presidentëve në margjinat e Grupit 20.

Mbi 160  policë gjermanë kanë mbetur të plagosur nga përleshjet me protestuesit në Hamburg, ku janë djegur makina dhe kontenjerë, pasi liderët e fuqive botërore u mblodhën për një samit këtë qytet. Kjo ka bërë që forcat e policisë gjermane të dërgojnë përforcime për të ndihmuar mbi 15 mijë polic që janë vendosur në Hamburg, ku dhuna po shkon drejt përshkallëzimit, raporton Reuters. Të paktën 15 persona janë arrestuar, dhe dhjetëra të tjerë janë marrë në pyetje pas këtyre protestave. Shefi i policisë së qytetit të Hamburg, Ralf Martin Mejer u ka thënë gazetarëve se siguria është në nivel të ulët, çka e ka detyruar të kërcojë edhe forca ndihmëse nga selitë qendrore të policisë në Gjermani. Nga këto protesta kanë pësuar edhe veturat e policisë të cilat janë djegur nga protestuesit, që po synojnë të pengojnë zhvillimin e takimeve të Samitit Grupi 20.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …