Brickos

Trump: Në Amerikë mund të vdesin nga koronavirusi qindra mijëra të infektuar

Trump: Në Amerikë mund të vdesin nga koronavirusi qindra mijëra të infektuar

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha amerikanëve të përgatiten për javën më vdekjeprurëse nga coronavirusi, pasi vendi do të përballet me dy javët më kritike të pandemisë. “Do të ketë shumë viktima”, tha Trump gjatë një adresimi para gazetarëve. Ai kritikoi qeverinë për mos-sigurimin e ventilatorëve të mjaftueshëm që nevojiten për mbijetesën e pacientëve, duke theksuar se shumë udhëheqës të shteteve amerikane kanë kërkuar më shumë pajisje se që kanë nevojë.

“Frika ndaj shkurtimeve ka çuar në kërkesa të shumta”, shtoi ai.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të rasteve të infektuara me coronavirus. Më shumë se 306,000 persona janë testuar pozitiv dhe 8,300 kanë humbur jetën.

Ekspertët mjekësorë të Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar se 100,000 deri në 240,000 persona mund të humbin jetën nga kjo pandemi edhe nëse zbatohen masat e izolimit. “Jemi duke shkuar drejt një periudhe mjaft të rrezikshme. Nuk kemi parë këso statistika më parë. Ndoshta gjatë Luftës së Parë ose të Dytë Botërore”, tha Trump.

Nju Jorku ka shënuar 630 vdekje të reja brenda 24 orëve një ditë më parë. Shteti i Nju Jorkut mbetet zona e goditur më së keqi dhe guvernatori Andrew Cuomo, ka kërkuar ndihmë nga pjesët e tjera të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …