Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke thënë se ky vendim erdhi pas arritjes së një marrëveshjeje të negociuar me pjesëmarrjen e disa vendeve rajonale dhe ndërkombëtare.
Sipas Trumpit, diskutimet kanë përfunduar me pajtim në parim dhe në detaje, ndërsa në proces janë përfshirë SHBA-ja, Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia, Pakistani, Bahreini, Kuvajti, Jordania dhe Egjipti.
Ai bëri të ditur se, megjithëse sulmet janë pezulluar, bllokada detare do të mbetet në fuqi deri në finalizimin e plotë të marrëveshjes. Trump shtoi se detajet për nënshkrimin e dokumentit përfundimtar do të bëhen publike së shpejti.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga vendet e përmendura lidhur me ekzistencën e marrëveshjes apo anulimin e operacioneve ushtarake.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
