Tubim madhështor me pjesëmarrje masive i Nismës Socialdemokrate në Malishevë

Tubim madhështor me pjesëmarrje masive i Nismës Socialdemokrate në Malishevë

Nisma Socialdemokrate në ditën e tetë të fushatës ka mbajtur tubim zgjedhor në Malishevë.

Në tubimin madhështor ku morën pjesë qindra përkrahës të Nismës, lideri i këtij subjekti, ka thënë se takimi i sotëm rikonfirmon se qytetarët e Malishevës dhe Llapushës në përgjithësi janë rreshtuar pas Nismës Socialdemokrate dhe kauzës më çlirimtarët.

ë tutje, ai ka thënë se Nisma nuk ka nevojë që përmes mashtrimit me marrë votë, por besimin e kemi ndërtuar në kohën më të vështire. Ne jemi rreshtuar në luftën e UÇK-së dhe kemi qenë afër çdo qytetari të Llapushës kur kanë pas nevoje për ne. Ne kemi qenë bashkë kur ka pas nevojë atdheu për ne”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Kreu i Nismës ka porositur të gjithë bashkëvendasit e tij në Malishevë që të votojnë masovisht Nismën Socialdemokrate të dielën më 14 shkurt.

“Unë gjithmonë kam pas besim në vendlindjen, sikur jam munduar që asnjëhere mos ta zhgenjej vendlindjen time dhe kështu do të vazhdojmë edhe të ardhmën. Ne do të vazhdojmë me përkushtim për t’i shërbeyer llapushës dhe Kosovës. Ne jemi të lindur për të luftuar dhe fituar”, ka shtuar ai.

“Këto ditë kam vizituar çdo qytet të Kosovës dhe jam takuar më shumë miq e bashkëluftëtarë, me qindra intelektual, të rinj, pleq e burra. Njerzit në Kosovë si kurrë më parë e kanë kuptuar sa është e rëndësishme mbrojtja e vlerave kombëtar edhe në çdo cep të vendit më shumë se kurrë miqtë tanë janë rreshtuar e po rreshtohen me çlirimtarët”, ka thënë ndër të tjera Limaj. Limaj ka kërkuar që këto ditë që kanë mbetë Malisheva të kthehet në referendum dhe për t’i treguar të gjithë atyre se qytetarët e Malishevës nuk rreshtohen askund tjetër, përveç me çlirimtarët. Ai ka thënë se Malisheva është një komunë që i ka thënë jo Jugosllavisë në vitet e 90-ta.

Ai ka thënë se pret një mobilzim e dhe këtë ta kthejnë në festë fitorën e madhe jo vetëm në Malishevë, por edhe anëkend Kosovës. (Epoka e Re)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …