NATO

Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO

Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO pas bisedimeve katërpalëshe të zhvilluara në Madrid. Presidenti i Turqisë Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, u takuan për të diskutuar çështjen e anëtarësimit në aleancë, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Bisedimet zgjatën pothuajse dy orë. Stoltenberg njoftoi se tri shtetet  kanë arritur një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO”. Aleatët e Aleancës  do të marrin vendimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të mërkurën”, u shpreh shefi i NATO-s. Sipas memorandumit të nënshkruar, Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për  degët e grupit terrorist Partisë Komuniste të Kurdistanit dhe terroristëve të organizatës FETO, dhe të zotohen  do të refuzojnë terrorizmin në të gjitha format e tij. Në memorandum theksohet se Finlanda dhe Suedia do të trajtojnë me shpejtësi kërkesat në pritje të Türkiye-s për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm. ( Anadolu Agensy)

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …