leoni

U bënë nderime dhe homazh në 20 vjetorin e rënies së Dëshmorëve Toni dhe Mici

Në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Ymeri nga komuna e Vushtrrisë, janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoret e Tonit dhe Micit, tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë dhe varrezat e Dëshmorëve në Qytetin e Rahovecit. Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë si nga Komuna e Rahovecit, po ashtu edhe nga komuna e Vushtrrisë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve. Në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë, kryetari Latifi e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve të 6 Nëntorit të vitit 1998.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …