U mbajt dëgjimi buxhetor në Rahovec me përfaqësuesit e OJQ-ve, Bizneseve, Fermerëve, Rinisë, përfaqësues të shkollave dhe grupe të interesit

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve, rinisë, përfaqësues të shkollave dhe grupet e interesit, në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025. Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël. Dëgjimin e moderoi shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina. Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.

– Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€

– Kërkesat që u parashtruan ishin:👇🏼

– Një lagje të mbillet me hardhi të rrushit dhe të emërtohet “lagje e hardhisë”;

– Ndërtimi i një parku te Rrasat;

– Rregullimi i murit te varrezat e serbëve;

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme; Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

May be an image of 9 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …