leoni

U mbajt Diskutim Publik mbi Draft-Statutin e Muzeut të Deçanit

Sot në Sallën e Konferencave në Komunën e Deçanit, u mbajt diskutim publik në lidhje me Draft-Statutin e Muzeut të Deçanit. Diskutimin e hapi drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Leonora Ukëhajdaraj. Të pranishëm në këtë diskutim ishin 18 persona, nëntë nga gjinia femërore dhe nëntë nga gjinia mashkullore. Në fjalën e saj, drejtoresha Ukëhajdaraj tha që të gjitha procedurat në lidhje me këtë draft-statut janë plotësuar. Pas diskutimit nga të pranishmit në këtë takim, pati disa rekomandime dhe propozime për ndryshim të Draft-Statutit të Muzeut. Kështu që ky Draft-Statut pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi …