U mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal me banorët e qytetit të Vitisë

Komuna e Vitisë gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur një diskutim publik me banorët e qytetit të Vitisë lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2023-2025.  Ndonëse numri i pjesëmarrësve në këtë takim ishte i vogël përfaqësuesit komunal kanë paraqitur buxhetin e paraparë për vitin në vijim dhe kanë kërkuar nga qytetarët të parashtrojnë kërkesat e tyre. Në takim pjesëmarrësit kërkuan që të asfaltohen disa akse rruge si në rrugën “Ylvi Demiri” dhe të vendoset ndriçimi publik. Gjithashtu u kërkua që biblioteka e qytetit “Ramadan Musliu” në Viti të bëhet me ngrohje qendrore për lexuesit e saj.  Përndryshe sot do të mbahet edhe diskutimi i fundit publik për planifikimin e buxhetit komunal dhe atë me komunitetin jo shumicë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …