Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, në Komunën e Rahovecit u mbajt Konferenca përmbyllëse e projektit “Be Clean, Be Green”, një nismë që përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.
Në këtë ngjarje të rëndësishme u mirëpritën kryetari i Komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, z. Daut Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të organizatave partnere, drejtorë shkollash, OJQ, qytetarë dhe zyrtarë komunalë.
Gjatë konferencës u prezantua rrugëtimi i projektit dhe rezultatet konkrete të arritura. Ndër përfitimet kryesore është ndërtimi i 6 gropave septike në 6 vendbanime, një investim me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Një tjetër arritje e rëndësishme është digjitalizimi i raportimit të ndotjes. Qytetarët tani mund të raportojnë ndotjen e mjedisit përmes aplikacionit “Be Clean, Be Green”, i disponueshëm në:
Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fjalën e tij tha se ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA II, dëshmon se bashkëpunimi dhe përkushtimi sjellin rezultate të qëndrueshme për të ardhmen. Do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për një Rahovec më të pastër, më të gjelbër dhe më të jetueshëm për të gjithë.