Brickos

U mbajt konsultimi publik për Draft-Rregulloren për përkrahjen e fermerëve dhe bizneseve në sektorin e bujqësisë

U mbajt konsultimi publik për Draft-Rregulloren për përkrahjen e fermerëve dhe bizneseve në sektorin e bujqësisë

Sot është mbajtur konsultimi publik për draft Rregulloren për përkrahje të fermerëve dhe bizneseve në sektorin e bujqësisë në Komunën e Malishevës. Ky konsultim është mbajtur nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ku krahas komisionit për hartimin e rregullores, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtori i drejtorisë, Murat Hoxha. Pas prezantimit të draftit të rregullores, nga ana e komisionit, nënkryetari Krasniqi, ka bërë të ditur se “me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, për herë të parë  si qeveri lokale po e hartojmë këtë draft-rregullore për përkrahjen e fermerëve dhe bizneseve në sektorin e Bujqësisë, dhe qëllimi i hartimit të kësaj rregullore është që, fermeret dhe bizneset në fushën e bujqësisë, të mbështetën me grante për  projektetet në të cilët ata aplikojnë dhe përmes kësaj, të krijohen vende pune dhe të rriten prodhimet të cilat i kultivojnë fermerët në komunën tonë”. Në debat  të kësaj rregullore kontribuan edhe fermerë  të pranishëm, ndërsa komentet dhe sygjerimet e tyre, do të futen në draftin final të rregullores, e cila pasi ka kaluar në të gjitha procedurat e shqyrtimit publik, pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe të hyjë në funksion.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në orën 15.00 varroset trupi i Gani Imerit, epror i lartë në Zonën Operative të Shalës, gjatë luftës së UÇK-së

Sot në orën 15.00 bëhet varrimi i trupit të  eprorit të lartë të  Zonës Operative …