U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku janë diskutuar një varg çështjesh, e sidomos situata e krijuar pas reshjeve të borës. Bazuar në raportime, në territorin e Komunës së Malishevës, asnjë rrugë nuk është e bllokuar, por ka vështirësi në qarkullim, përderisa është shprehur pakënaqësi në raport me operatorin për mirëmbajtjen e rrugëve, për shkak të përdorimit të pakët të kripës në rrugë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, gjatë raportimit, ka deklaruar se rrugët janë të hapura, edhe pse ka vështirësi në qarkullim. Morina, ka apeluar tek qytetarët, të cilët eventualisht mund të kenë ndonjë nevojë emergjente, që të kontaktohen organet komunale për ti ndihmuar, sidomos në rastet e sëmundjeve. Sa i përket arsimit, drejtori komunal për arsim, Blerim Thaçi, e ka vlerësuar si “jo shumë të drejtë grevën, pasi ka mundësi të tjera të realizimit të kërkesave të punëtorëve të arsimit. Orët e humbura, edhe pse mund të zëvendësohen, nuk e kanë efektin e mësimit të rregullt dhe në këtë rast më së shumti pësojnë nxënësit”. Përndryshe, edhe drejtorët e drejtorive tjera, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …