Brickos

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR PËR ZHVILLIM EKONOMIK

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, të kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në këtë mbledhje, ministri Bytyqi foli për zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional në funksion të zhvillimit ekonomik. Ai tha se ky segment i arsimit është një ndër prioritetet e MAShT, ndërsa foli për angazhimet e Ministrisë për zhvillimin e mësimit dual në Kosovë. Ministri Bytyqi theksoi se, është shënuar progres në ndërlidhjen e mësimit teorik me atë praktik, ndërsa veçoi bashkëpunimin me ndërmarrjet e përpunimit të drurit, si dhe ato metalpunuese. Ministri foli edhe për procesin e hartimit të kurrikulës për arsimin dhe aftësimin profesional, e cila tashmë është në fazën e diskutimeve, ndërsa përmendi edhe finalizimin e Udhëzimit Administrativ që rregullon formën duale të mësimit. Po ashtu, ministri Bytyqi tha se është hartuar edhe Rregullorja për mbrojtjen e nxënësve gjatë mësimit të tyre praktik në ndërmarrje, si dhe janë aftësuar 35 mësimdhënës për mësimin dual, ndërsa do të vazhdohet me përgatitjen e gjeneratave të tjera të mësimdhënësve në këtë drejtim. Ministri Bytyqi theksoi mbështetjen e partnerëve zhvillimor të fokusuar në arsimin dhe aftësimin profesional, sidomos mbështetjen e Qeverisë Gjermane dhe asaj të Luksemburgut.

Kontrolloni gjithashtu

Me një aksion të madh komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës

Komuna e Vitisë me disa aktivitetet e ka shënuar sot 22 prillin – Ditën e …