Brickos

U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e 3 të e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje morën  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, drejtor të drejtorive komunale, anëtarët e kuvendit komunal, Burim Lezi shef i zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Rahovec, Adem Kollari monitorues nga OSBE dhe përfaqësues të LMT-së. Në fillim të mbledhjes Fehmi Hoxha nga PDK, Rukie Krasniqi dhe  Shqipe Tara‐Sokoli nga AAK, kanë bërë betimin si kuvendar të rijnë të kuvendit komunal të Rahovecit. Në këtë mbledhje janë aprovuar dy vendime: Vendimi për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër dhe Vendimit për daljen në debat publik  të Draft Rregullores rreth  mënyrës dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës së sporteve “MIZAHIR ISMA” në Rahovec. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje është aprovuar edhe bartja (rialokim) i të  hyrave vetanake nga viti 2018 – 2019, draft Rregullorja për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve si dhe Nismës për bashkëpunim ndër komunal. Në mbledhje janë dhënë katër informata që kishin të bënë me : Informatë  mbi menaxhimin e aseteve komunale të Komunës së Rahovecit, Informatë nga Komiteti për Auditim të Brendshëm të Komunës së Rahovecit, Informatë mbi Raportin final të auditimit të brendshëm të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit për vitin 2018, Informatë mbi menaxhimin e situatave në mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit dimërorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …