U mbajt seanca e dhjetë e Kuvendit Komunal të Vitisë

Sot Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt. Me këtë rast fillimisht kryesuesi i kuvendit Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë. Në këtë seancë këshilltarët komunal janë furnizuar me laptop nga Komuna e Vitisë, me qëllim që ata të mund të shfrytëzojnë materialin elektronik dhe të mos shpenzohet para në shumëzimin e dokumenteve për çdo mbledhje. Përndryshe në këtë seancë, pas pyetjeve të parashtruara nga anëtarët e këtij Kuvendi dhe përgjigjejet e marrë nga ekzekutivi, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim rregullorja për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-1057, të datës 29.09.2022 për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Propozim vendimi për aprovimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2022-2026. Propozim për krijimin e kodeve të ri për projektet me participim.      Propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës. Ndërkaq, jashtë rendit të ditës por me pajtimin e shumicës së këshilltarëve komunal u shqyrtua edhe propozim vendimi për Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë 2022-2030. Po ashtu në këtë seancë u dha edhe një informatë rreth aktiviteteve të organizuara gjatë muajit tetor, në luftën kundër kancerit të gjirit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …