U mbajt takimi i parë me kryetarët e Këshillave Lokal të Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mbajti takimin e parë me kryetarët e këshillave lokal, dhe që në fillim të takimit nderuan, heroin më të ri të Kosovës, policin që ra në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës si dhe përgëzuan policinë e shtetit tonë për profesionalizmin e treguar në ballafaqim me terroristët serb, njëherit  dënuan ashpër grupin terroristë që hyri nga Serbia dhe cenoi sovranitetin e Republikës së Kosovës.  Më pas i përgëzoj kryetarët e rinj të këshillave lokal, të Komunës së Malishevës për marrjen e përgjegjësive dhe gatishmërinë për bashkëpunim, vetëm e vetëm që të ngrisim cilësinë në punë në realizim të kërkesave të qytetarëve dhe ta përmirësojmë mirëqenien e tyre socio-ekonomike. Kërkesë kryesore e këtij takimi nga kryetarët, ishte përmirësimi i rrjetit elektrik si dhe ndërprerja e gjatë e rrymës në komunën e Malishevës. Takimi i dytë me kryetarët e këshillave lokal u caktua të mbahet , më 10 tetor në ora 10:00.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e dytë për vitin 2024

Në sallën e kuvendit, me fillim në ora 10:00, Komiteti për Persona me Aftësi të …