Në 25 vjetorin e rënies u përkujtuan vëllezërit dëshmor Gursel e Bajram Sylejmani

Në përvjetorin e 25-të të rënies në Betejën e Jezercit, janë përkujtuar sot dëshmorët, vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, të cilët ishin pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, organizatat e dala nga lufta, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe qytetarë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para Shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “ Gursel e Bajram Sylejmani”, dhe më pas edhe në kompleksin e këtyre dëshmorëve në fshatin e tyre të  lindjes.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …