Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës, unanimisht kanë dënuar sulmin terrorist të Republikës së Serbisë kundër Policisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtarë që të dënojë Serbinë; të vlerësojë punën dhe angazhimin e institucioneve të sigurisë së Kosovë dhe të EULEX-it e KFOR-it për të zmbrapsur dhe asgjësuar sulmet nga Serbia në veriun e vendit tonë; të ofrojë mbështetjen për Policinë e vendit për punën në tërë territorin; të kërkojë nga institucionet të angazhohet për krijimin e bashkëjetesës së komuniteteve pakicë; pastaj pluralizmin politik te serbët. Rezoluta kërkon nga Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mes tjerash konstaton nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë, thuhet mes tjerash në Rezolutën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e …