U mbajt takimi i sigurisë lokale në Suharekë

Në takimin e radhës  të sigurisë lokale kryesuesi i takimit, Rexhep Kuçi nënkryetar i Komunës së Suharekës, ka fol për punët që janë zhvilluar në komunë gjatë javës që lamë pas. Ai ka shtuar se kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj dhe drejtori i Urbanizmit, Kushtrim Kicaj dhe dy persona tjerë kanë qenë  zyrtarisht ne Hungari për të shikuar mundësit për ngritjen e një impianti për ujërat e zeza, pastaj ka fol për Akademinë përkujtimore që është mbajtur me 26.03.2017 dhe për përurimin e objektit te ri në ShFMU “Bajram Curri” në Nishor. Ai gjithashtu ka fol edhe për vizitën e Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami në dy shkolla: në Samadraxhë dhe në Bllacë.  Ndërsa, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, ka raportuar për ngjarjet që kanë ndodhur si: 1 aksident në komunikacion , 3 vjedhje, 2 tentim vetëvrasjeje me medikamente, 1 kanosje, 6 raste të lehta të lëndimit trupor, 1 mashtrim, 1 raportim i rrejshëm, janë gjetur  monedha nga 50 euro te falsifikuara, 1 lëndim aksidental në Savrovë, 1 rast sulm ndaj personit dhe 1 shpërthim zjarri.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …