U mbajt tryezë e rrumbullakët me forumet e sigurisë në nivel regjional në Suharekë

Në takimin e mbajtur nga forumet e sigurisë në nivel regjional, është diskutuar për çështjet e sigurisë për këtë rajon, pra rajonin e Prizrenit. Takimin e ka hapur nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka e cila e ka përshëndetur këtë takim që e ka quajtur shumë të rëndësishëm për regjionin e Prizrenit dhe ka thënë se: “Suhareka, çështjen e sigurisë e ka të koordinuar shumë mirë dhe vlenë të theksohet se ne si Komunë, mbajmë takime të rregullta javore, për sigurinë lokale për tërë territorin e Komunës së Suharekës. Andaj mund të themi se ka ndikuar shumë pozitivisht ky koordinim, ku në takim marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, KFOR-i dhe OSBE”. Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, OSBE-ja, përfaqësues nga komunat e regjionit të Prizrenit, nga Bashkësia Islame në Suharekë etj. Ndërsa koordinatori i KKSB-së nga Komuna e Suharekës Avni Bytyqi ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij takimi dhe ka thënë: ”Qëllimi i KKSB-së dhe bashkëpunimi me mekanizmat kryesor për çështje të sigurisë është ngritja e vetëdijes për lloje të ndryshme të krimit, prishjes së rendit dhe sjelljeve të dhunshme brenda komunitetit lokal si dhe identifikimi i shqetësimeve. Bashkëpunimi ndërmjet partnerëve apo forumeve të sigurisë edhe në nivel komunal dhe në nivel ndërkomunal ekziston që nga themelimi i këtyre mekanizmave kryesor për siguri, me qëllim për të zvogëluar krimin dhe përmirësuar qetësinë publike. Padyshim se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim. Sa i përket bashkëpunimit në nivel komunal me forumet e sigurisë mendoj se është i kënaqshëm, si psh. bashkëpunimi me policinë, me njësitin e zjarrfikësve dhe mekanizmave tjerë të sigurisë”. Në takim, kanë diskutuar gati të gjithë pjesëmarrësit të forumeve të ndryshme të sigurisë regjionale, duke thënë se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Dhe kanë dalë konkluzione dhe propozime shumë të rëndësishme nga ky takim lidhur me sigurinë në rajonin e Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …