Në nderim të veprës dhe angazhimit jetësor ndaj Atdheut, të Heroinës së Kombit Fetnete Ramosaj, u mbajt sot tryezë shkencore, ku u paraqitën gjashtë kumtesa nga studiues të letërsisë dhe historisë së shkrimeve.
Arbana Qeriqi me temën: Roli i Fetnetes në Kosovën e Lirë;
Faton Mehmetaj me temën: Kontributi i Fetnetes në Organizatat Ilegale;
Dr. Bekim Vishaj me temën: Roli i Fetnetes në shtypin e kohës;
-
Fatmir Arifi me temën: Krijimtaria e Fetnete Ramosaj;
-
Dren Brahimaj me temën: Kontributi i Fetnetes në Kosovën e Lirë;
Dr. Ramize Arifi me temën: Përkthimet e librave të Fetnetes.
Fetnetja u njoft si zëri çlirimtar, ishte luftëtare në radhët e UÇK-së, intelektuale, një grua që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit shqiptar. Me fjalët e saj të mençura dhe veprat e mëdha që dëshmojnë të vërtetën e luftës së UÇK-së, ajo përjetësoj luftën çlirimtare dhe mbajti gjallë idealin e lirisë ndër breza. Falënderoj studiuesit dhe njohësit e letërsisë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për të dhënë mendimin e tyre në këtë tryezë shkencore. Lavdi e përjetshme, Fetnete Ramosaj!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
