U nda nga jeta profesori dhe veprimtari i mirënjohur, Din Ahmetaj

U nda nga jeta profesori dhe veprimtari i mirënjohur, Din Ahmetaj

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë të ditur  se ka vdekur në mënyrë tragjike, në bjeshkën e Gllogjanit, Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, njëri nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta!. Ai ishte profesor i gjuhës angleze dhe ish i burgosuri polik.

Ai me këtë rast ka shkruar:

Tragjikisht ka humbur jetën në bjeshkën e Gllogjanit, Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, një nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta!

Profesori i gjuhës angleze, ish i burgosuri polik, ishte bashkëveprimtar me Ismajl Haradinaj, Jashar Salihun e Xhavit Hoxhën e shumë veprimtar tjerë!

Përjetoi burgje politike, leqitje e largim nga shkolla për shkak të veprimtarisë atëdhetare!

Përjetoj vuajtje e sakrifica por kurrë nuk u gjunjëzua!

Qëndroj vertikalisht dhe me ndershmëri gjatë gjithë jetës së tij! Vëllau i Dinēs, Isa si mësues dhe atdhetar nuk ra pre e politikave diferencuese ndaj brezit 81, përkundrazi u bë krah i Dinës sikurse e gjithë familja e Lam Selmonit që ishte nje burrë i urtë e i vendosur përball vështirësive të kohës!

Arben Lami tani dëshmor një nga luftëtarët me të zot në Dukagjin ishte i frymëzuar nga axha i tij, Dina me të cilin ishin krenar e gjithë familja,sikurse ishim krenar të gjithë ne me Din Xhemajlin- Ahmetin!

Profesori ishte idealist e patriot i vërtetë shqiptar, ai kurrë nuk u thye!

Prehu në paqe profesori e miku ynë!

Lamtumirë Din Xhemajli!

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …