leoni

U nderuan martirët e rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë

Në 17 vjetorin e vrasjes mizore nga bandat kriminale, policia dhe ushtria serbe, janë përkujtuar martirët e Lagjes së Kovaçëve në Mitrovicë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Safet Kamberi, së bashku me bashkëpunëtorë kanë vënë buqetë lulesh dhe i kanë nderuar martirët me një minutë heshtje.

Në këtë masakër, që është njëra ndër më të mëdha në komunën e Mitrovicës, nga kriminelët serbë janë vra 31 shqiptarë, të gjithë të pafajshëm, duke u nxjerr nga banesat e tyre në këtë rrugë, ku janë ndarë nga familjarët tjerë, të cilët janë përndjekur në drejtime të ndryshme.

Kryetari Bahtiri, tha se institucionet e vendit kanë obligim ndaj martirëve të kombit, sepse pa gjakun e tyre, Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur. Ai tha se drejtësia pritet që më në fund të thotë fjalën e vet për këtë masakër, duke i dënuar kryesit e veprave makabre me burgim të merituar.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …