U paraqit dëshmia e parë në gjykimin e zyrtarit serb, Gavrilo Milosavleviqit për Masakrën në Burgun e Dubravës

Në gjykimin e Gavrilo Milosavleviqit, i akuzuar nga Prokuroria lidhur me masakrën në Burgun e Dubravës, ka dëshmuar, Avdi Mehmeti. Milosavleviq akuzohet se, si zyrtar i Burgut të Dubravës gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ka aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit dhe torturës ndaj të burgosurve civilë shqiptarë. Në dëshminë e tij, Avni  Mehmeti, i cili ka qenë i burgosur në Burgun e Dubravës gjatë majit të vitit 1999, ka përshkruar përjetimet e tij gjatë masakrës që ndodhi atje. Ai rrëfeu se, në ditën kritike, disa gardianë e kishin thirrur për të rreshtuar në fushën e sportit me pretekstin e transferimit në një burg tjetër. Pas kësaj, kishte filluar një sulm me granata dore nga jashtë mureve të burgut, dhe më pas gjuajtjet me pushkë automatike dhe armë të tjera. Përkundër kësaj Gavrilo Milosavleviq deklaroi se nuk ndihej fajtor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …