U shënua 65-vjetori i themelimit të Medresesë “Alauddin”, në Prishtinë

U shënua 65-vjetori i themelimit të Medresesë “Alauddin”, në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me rastin e shënimit të ditës së shkollës së Medresesë më 1 nëntor 2016, mori pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të kësaj shkolle fetare, në Prishtinë, ku mësoheshin edhe lëndët shkencore e shoqërore. Në manifestim  morën pjesë krerët e Bashkësisë Islame  të Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, profesorë, nxënës dhe mysafirë të tjerë nga jeta politike, kulturore dhe arsimore. “Ju roj të gjithëve ditën e shkollës dhe 65 vjetorin e themelimit të Medresesë Alauddin se edhe në të kaluarën edhe të tashmen edhe në të ardhmen do të ketë këtë moto ngase për këtë u përpoqën të gjithë ata që ishin para nesh, gjyshërit tanë,baballarët tanë, hoxhallarët tanë prej të cilëve mësuan ne dhe përfituam shumë prej tyre. Kur sot unë e shoh këtë arritje dhe këtë kuadër janë I bindur se e ardhmja do të jetë e sigurt, andaj ju përgëzoj për punën angazhimin që po bëni Medrese që vërtet kaloi nëpër sfida të shumta por asnjëherë nuk u dorëzua, atëherë kur të pamundshme e bëri të mundshme, tha myftiu Naim ef. Tërnava.

Atëherë kur ishin mbyllur të gjitha dritaret dhe dyert për t’i folur masës, medreseja megjithatë gjeti dritaren prej kah dëgjohej zëri, për kah udhëzohej popullata mbarë. Medreseja ishte vendi ku parakaluan kokat më të ngritura e të ditura të kombit tonë. Në medrese gjatë viteve të 90-ta u mbajtën mbi 1,230 tubime politike, arsimore dhe kulturore”, tha myftiu Naim ef. Tërnava me rastin e shënimit të ditës së shkollës së Medresesë më 1 nëntor 2016, ku në këtë manifestim morën pjesë udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, profesorë, nxënës dhe mysafirë tjerë nga jeta politike, kulturore dhe arsimore.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Anila Statovci-Demaj, duke përshëndetur këtë tubim tha se Medreseja “Alauddin”, ka luajtur një rol shumëdimensional dhe vlerësoi lart kontributin e medresesë në të gjitha etapat, teksa u zotua se MASHT-i do të vazhdojë të ofrojë ndihmën dhe bashkëpunimin e vet për të gjitha shkollat pa dallim, duke përfshirë edhe këtë shkollë.

“Shpreh gëzimin e madh që kam të shoh suksesin e kësaj shkolle. Ne përgëzojmë një shkollë si medreseja, e cila ka mbajtur frontin bindshëm dhe ruajtjen e vlerave, të identitetit tonë kombëtar, vlerave tradicionale si shoqëri dhe për këtë duhet përshëndetur dhe falënderuar të gjithë veprimtarët e asaj kohe. Ndërsa ju e dëshmuat se çdo gjë është e mundshme. Ju duhet të angazhoheni që t’i ruani këto vlera që në masë të madhe janë duke u rrënuar”, tha zv/ministrja Statovci-Demaj.

Drejtori i Medresesë “Alauddin”, Jakup ef.Çunaku, foli për rolin e kësaj shkolle përgjatë viteve 89-99, duke potencuar se përveç rolit në fushën e arsimit, shumëfishoi rolin e saj duke u vënë 100% në shërbim të popullit dhe kauzës sonë për liri dhe pavarësi.”Nëntori është muaji që kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë ndryshuar rrjedhën e fatit të popullit tonë. Ka shumë çfarë të thuhet për rolin e Medresesë përgjatë këtyre viteve. Ajo sot ka zënë vendin meritor në mesin e simotrave të veta në fushën e arsimit në tërë Kosovën dhe albanosferën. Nga kjo shkollë gjithnjë kanë dalë kuadro të mira, të edukuara drejtë në frymën e islamit të mirëfilltë duke mësuar se si duhet dhe respektuar dhe dashur njeriu, familje dhe sa dhe në ç’mënyrë duhet të sakrifikojmë për atdheun tonë. Premtoj se do ta qojmë përpara amanetin e të parëve tanë që të kemi nj shtet të fortë me shoqëri të shëndoshë dhe që qëndrojmë të bashkuar rreth vlerave fetare e kombëtare”-tha drejtori i Medresesë Jakup ef.Çunaku. Medreseja ishte vendi ku parakaluan kokat më të ngritura e të ditura të kombit tonë, të cilët mundësuan ruajtjen e vlerave të identitetit tonë kombëtar dhe fetar. Në fund nga nxënësit e kësaj shkolle u shfaq një program i pasur kulturor-artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …